Maqedoni
Parashikimi i motit
09.12.2021 09:05
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu. Paradite në pjesën lindore të vendit do të ketë periudha me diell. Gjatë mbrëmjes në pjesën perëndimore do të ketë reshje të shoqëruara me erë të lehtë, nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -6°C deri në 0°C, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 6°C deri në 12°C.
Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës me reshje të shiut. Temperatura minimale do të ulet deri në -2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10°C.
