Maqedoni

Shkup, sanksionohen 300 shoferë, 57 për tejkalim të shpejtësisë

09.12.2021 09:27

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë kontrolleve të përforcuara rrugore në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 300 masa...

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë kontrolleve të përforcuara rrugore në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 300 masa.
 
Prej tyre 57 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar,56 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi dhe 23 sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.
 
Githashtu janë vendosur 19 masa për përdorim të celularit, tetë për mospërdorim të rripit të sigurimit, pesë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, gjashtë kundërvajtje të kryera nga motoçiklistë dhe pesë për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq).
 
Nga MPB njoftojn se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe Apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.