Maqedoni
Banka Popullore: Kursi i këmbimit të denarit është stabil
09.12.2021 10:29
Kursi i këmbimit të denarit është stabil dhe nuk ka ndryshime në nivelin e tij...

Kursi i këmbimit të denarit është stabil dhe nuk ka ndryshime në nivelin e tij, bën të ditur Banka Popullore duke demantuar njoftimet në disa portale se kinse kursi i euros është rritur.
“Në publikimet bëhen ngatërresa midis listës së kursit për kryerjen e pagesave me jashtë për nevojat e organeve shtetërore, me kursin e mesëm që është e dhëna përkatëse për vlerën e valutave. Kursi mesatar i euros sipas kursit të Bankës Popullore është 61,69 denarë dhe është i pandryshuar në krahasim me vitin e kaluar”, theksojnë nga Banka Popullore.
“Banka Popullore ka një sërë instrumentesh që garantojnë stabilitetin e denarit kundrejt euros. Rezervat valutore, të cilat janë kyçe për ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit të monedhës vendore, janë në një nivel të lartë – dy herë më të larta se përpara krizës ekonomike globale në vitn 2008”, theksojnë nga Banka Popoullore.
