Botë

SHBA, Biden hap sot Samitin e Demokracisë

09.12.2021 11:20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të hapë punimet e Samitit për Demokracinë...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të hapë punimet e Samitit për Demokracinë, ku në mënyrë virtuale do të marrin pjesë liderët e 110 shteteve.
 
Biden – që është i vendosur që t’i tregojë botës se demokracia mund të funksionojë ende teksa autoritarizmi po rritet në mbarë botën – do të flasë nga Shtëpia e Bardhë, duke hapur kështu Samitin për Demokracinë. Biden është zotuar se do ta organizojë këtë samit në nisje të mandatit të tij presidencial, me qëllim që të përforcojë angazhimin e SHBA-së që të vendosë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës së jashtme të Uashingtonit, tha administrata e tij përmes një deklarate.
 
Samiti për Demokracinë do të mbahet gjatë dy ditëve, përmes video-lidhjeve, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo ngjarje është cilësuar si demonstrim i udhëheqjes amerikane në mesin e një lufte ekzistenciale midis demokracive dhe autokracive apo diktaturave të fuqishme. Kina dhe Rusia – dy shtete të cilat Bideni i sheh si autokracitë kryesore – nuk janë ftuar që të marrin pjesë në këtë samit, ashtu siç nuk janë ftuar edhe Liderët e shteteve të NATO-s, siç është Turqia dhe Hungaria, ndërkaq udhëheqësit e Pakistanit, Filipineve dhe Brazilit janë ftuar në këtë samit. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës, janë ftuar edhe Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ndërkaq, Bosnje e Hercegovina nuk është ftuar.