Pfizer dhe Biontech: 3 doza të vaksinës janë efektive kundër Omicron
Kompanitë, Pfizer dhe BioNTech njoftuan se tre doza të vaksinës së këtij prodhuesi kundër COVID-19...

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech, njoftuan se tri doza të vaksinës së këtij prodhuesi kundër COVID-19, kanë treguar që gjenerojnë efekte neutralizuese kundër variantit të ri të koronavirusit, Omicron.
Në njoftimin e parë zyrtar, pas testimeve intensive lidhur me efikasitetin e vaksinës së saj kundër Omicronit, BioNTech dhe Pfizer njoftuan në një deklaratë të përbashkët se dy doza të vaksinës, rezultuan që kanë më pak efekt në neutralizimin e antitrupave por me dozën e tretë të vaksinës, vërehet rritje në neutralizimin e antitrupave.
Kompania mes tjerash shtoi se nëse është e nevojshme, vaksinat që do të kishin për bazë variantin Omicron do të mund të ishin gati deri në mars 2022. Rezultatet gjithsesi janë preliminare derisa gjetjet janë përshkruar vetëm në një komunikatë për media e më shumë të dhëna ende nuk janë të qasshme.
