Maqedoni
Lëvizja BESA: Vetting nga lartë poshtë në luftën kundër korrupsionit!
09.12.2021 13:10
Në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, lëvizja Besa vlerëson se në luftimin e kësaj dukurie duhet më pak fjalë e më shumë vepra konkrete.

Në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, lëvizja Besa vlerëson se në luftimin e kësaj dukurie duhet më pak fjalë e më shumë vepra konkrete.
“Përkushtimi për të luftuar një fenomen kaq negativ në shoqëri, nuk është edhe aq i lehtë, përkundrazi, korrupsionit fillimisht duhet t'i jepet goditje nga lartë duke hetuar pronën e gjithë personave që ushtrojnë poste publike. Duhet hetimi i tyre, mënyra se si i kanë fituar parat dhe si ata menaxhojnë me pronën publike. Lëvizja BESA është për një vetting transparentë dhe me njerëz të pastër, do të parandalonte korrupsionin në shoqëri. Andaj, të punojmë më shumë në këtë drejtim, të mos lejojmë keqpërdorime të ndryshme, por të tregojmë se ne me luftimin e saj tregojmë vlerat tona pro-europiane. Të gjithë duhet të bashkohemi rreth parullës. “STOP KORRUPSIONIT - KORRUPSIONI VRET”, thuhet në njoftimin e lëvizjes Besa.
