Sportet E Tjera
Amerikani Nyman fantastik në lëshim
19.12.2014 15:53
Skiatori amerikan, Steven Niman, u tregua fantastik në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës në ski, e cila u mbajt në Val Gardena të Italisë...
![](https://al.mrt.com.mk/sites/default/files/World-Cup-Mens-Downhill-Skiing-9.jpg)
Ai bëri rrëshqitje të shkëlqyeshme, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1 minut 55 sekonda e 89 tw qintat.
Ai ishte për 31 të qindtat më i shpejtë se norvegjezi, Kjetil Jansrud, ky i fundit u përpoq mjaft por disa gabime të vogla ndikuan që të ngec në kohë.
Italiani Dominik Paris nuk e shfrytëzoi përparësinë si vendas, megjithatë, ia doli të ngjitet në podium, duke zënë vendin e tretë por me kohë më të ngadalshme për një sekondë e 15 të qindta se i pari ose për 11 të qindtat qe më i shpejtë se i katërti, Guillermo Fajed nga Franca.
Në dhjetëshen e parë kanë qenë edhe katër skiatorë nga Zvicra, si Silvan Zurbriggen (i 6-ti), Beat Feuz (8), Patrick Kyng (9) dhe Didier Defago (10).
Në renditjen e përgjithshme të lëshimit, Jansrud, kryeson me 280 pikë, i ndjekur nga Niman 175, Guillermo Fajed me 170 pikë.
Ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botë, Jansrud, udhëheq me 492 pikë, duke lënë pas austriakun Marsel Hirssherin me 440 pikë, pastaj: Dominik Paris (Italia) 265, Ted Ligeti (SHBA) 246, Aleksis Pinturault (Franca) 240 pikë etj.