Botë

Mot i keq në Shqipëri

09.12.2021 14:08

Shqipëria është përfshirë të enjten nga moti keq. Stuhia shkaktoi probleme në qytetet portuale....

Shqipëria është përfshirë të enjten nga moti keq. Stuhia shkaktoi probleme në qytetet portuale.
 
Në Durrës tragetet e linjës së Barit u nisën me disa orë vonesë, ndërsa aty deri në orët e mesditës nuk është ankoruar asnjë target i ardhur nga Italia.
 
Ndërkohë në Vlorë për shkak të erës dhe dallgëve janë pezulluar daljet në det për anijet  e vogla, dhe mjetet e peshkimit.
 
Gjithashtu vonesa kishte edhe trageti i linjës Brindisi-Vlorë, i cili nuk arriti të ankorohej për disa orë.
 
Reshjet kanë shtuar edhe prurjet në kaskadën e Drinit, duke bërë që banorët të shohin me frikë nivelin e lumit që mund të sjellë përmbytje.