Maqedoni
Platforma e organizatave qytetare: Korrupsioni, problem që vështirë ç’rrënjoset
09.12.2021 14:28
Korrupsioni mbetet problemi më i madh në shoqëri, ndërsa qytetarët nuk janë optimistë se ajo mund të çrrënjoset...

Korrupsioni mbetet problemi më i madh në shoqëri, ndërsa qytetarët nuk janë optimistë se ajo mund të çrrënjoset. Sipas anketës së realizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar çdo i treti qytetar është përgjigjur se korrupsioni nuk mund të zvogëlohet dhe është mjaft i përhapur. Si më të korruptuar qytetarët i shohin bartësit e funksioneve të larta.
“Dy të tretat e qytetarëve, gjegjësisht 69%, vlerësojnë se korrupsioni është i pranishëm mes personave zyrtarë dhe kjo është rritje për pothuajse 4% në krahasim me vitin 2019. Në mënyrë konstante gjykatësit, ministrat, deputetët, kryetarët e komunave janë të perceptuar si më të korruptuar.”,- tha Snezhana KamilovskaTrpovska nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Korrupsioni mbetet edhe më tej sfida më e madhe për shtetin, teksa vlerësojnë se është e nevojshme të vendoset sistem efikas për prevenim dhe luftë kundër korrupsionit, të rritet bashkëpunimi ndër institucional dhe integriteti i njeriut. Kërkojnë më shumë mjete financiare për institucionet e përndjekjes.
“Sigurimin e një numri të përshtatshëm të prokurorëve publikë në mënyrë që do të ishte siguruar përafërsisht numri i projektuar i prokurorëve publik në bazë të sistematizimit në vendet e punës. Funksionalitet të qendrave të hetimit që në këtë moment funksionojnë vetëm në 5% të prokurorive të cilat edhe nëse janë operative nuk i kanë kapacitet e nevojshme. Funksionaliteti i tyre në mënyrë të konsiderueshme do të kontribuon në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.”,- theksoi Natali Petrovska nga Koalicioni të Gjithë për Gjykim të Drejtë.
“Mendoj se është më me rëndësi, ajo ka të bëjë me integritetin e personave dhe institucioneve. Mendoj se vetëm kështu mund ta luftojmë korrupsionin.”,- u shpreh German Fillko nga Qendra për Komunikime të Qytetarëve.
Nga platformë e organizatave qytetare vlerësojnë se dy dokumentet e anti-korrupsionit të Qeverisë paraqesin kornizë të mirë për atë se çka duhet të bëhet vitin e ardhshëm në drejtim të luftimit të korrupsionit.
FLORIJE BELULI KAMBERI
