Futboll
Abidal "var këpucët në gozhdë"
19.12.2014 15:56
Eric Abidal i dha zyrtarisht fund karrierës së tij futbollistike...

Në moshën 35-vjecare, francezi, deklaroi se do të varë përfundimisht këpucët në gozhdë pa dhënë shumë arsye për këtë vendim duke e justifikuar atë thjesht me një zgjedhje personale.
Mbrojtësi që së fundmi ishte pjesë e Olympiacosit, kishte marrë zyrtarisht kohët e fundit një ofertë nga Barcelona për të qenë pjesë e sektorit teknik të blaugranave.
Pas 14 viteve karrierë të karakterizuara mbi të gjitha nga një forcë e madhe shpirtërore, ku arriti të fitojë dhe betejën më të rëndësishme, atë për jetën, për shkak të një tumori në mëlci, Abidal vendosi t'i thotë lamtumirë futbollit të luajtur.
35-vjecari, largohet pas një karriere të pasur mbi supe, ku ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave të Monaco, Lille, Lyon, Barcelonës dhe Olimpiakosit, teksa ka mundur të fitojë 3 kampionate në Francë, 4 në Spanjë, 2 Kupa Mbreti, 2 Champions Ligë dhe 2 Botërorë për klube.
Me kombëtaren franceze ndërkohë Abidal numëron 67 ndeshje të luajtura, përfshi dhe një finale në Botërorin e Gjermani 2006, ku Franca u mund në finale me 11-metërsha nga Italia.
