Maqedoni
OBSh: Media është kyçe në informacion
09.12.2021 17:25
Raportimi i informacioneve në lidhje me pandeminë Kovid-19 shoqërohet me një “Infodemi” masive...

Raportimi i informacioneve në lidhje me pandeminë Kovid-19 shoqërohet me një “Infodemi” masive, e ashtuquajtur bollëk informacionesh - disa të sakta, ndërsa disa jo, gjë që e bën të vështirë për njerëzit e zakonshëm gjetjen e burimeve të besueshme të informacioneve dhe udhëzimeve, u tha në diskutimin online të organizuar nga Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë dhe Zyra e OBSH-së në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me OJQ-në Infocenter.
“Tani është një botë ndryshe dhe e kemi patjetër të përshtatemi me mënyrën e jetesës dhe punës. Kjo vlen për të gjithë, përfshirë median. Për ne media është një partner publik dhe ata luajnë rol kyç në transmetimin e informacioneve që mund të bëjë dallimin midis jetës dhe vdekjes.”,- tha Ollga Izik nga OBSh.
“Ndjekja e kontakteve nuk mund të jetë e pavarur e as ndonjëra nga masat për mbrojtje. Rekomandojmë që ndjekja e kontakteve të zbatohet së bashku me testimin e hershëm dhe të shpejtë si dhe izolimin e rasteve me Kovid-19.”,- theksoi Mihaella Hegerman nga OBSh.
Qëllimi i këtij eventi online është të ofrojë një diskutim se si media mund të luajë një rol pozitiv në reagimin ndaj pandemisë Kovid-19 përmes raportimit të saktë, etik dhe të përgjegjshëm, thanë organizatorët.
FARIJE DAUTI BAKIJU
