Maqedoni
Covid-19, 7 viktima e 168 raste të reja në 24 orë
09.12.2021 17:41
Është 7 numri i fataliteteve Covid në 24 orët e fundit...

Është 7 numri i fataliteteve Covid në 24 orët e fundit. 4 prej viktimave janë nga Shkupi dhe nga një viktimë u regjistrua në Veles, Strumicë dhe Shtip.
Të gjithë kanë vdekur në spital. Ndërkohë, nga 1.478 testime, janë regjistruar 168 raste të reja pozitive. Kryeson sërish Shkupi me 110 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë po ashtu regjistroi 275 pacientë të shëruar. Numri i rasteve aktive në vend aktualisht është 5.707.
