Botë
Pesë ushtarë ukrainas janë vrarë në Ukrainën lindore gjatë 24 orëve
19.12.2014 16:00
Pesë ushtarë ukrainas janë vrarë, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur në pjesën lindore të vendit gjatë 24 orëve...

Pesë ushtarë ukrainas janë vrarë, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur në pjesën lindore të vendit gjatë 24 orëve të kaluara edhe krahas hyrjes në fuqi të armëpushimit, deklaroi zëdhënësi i forcave ushtarake ukrainase, Andrij Lisenko.
Ky është bilanci më i madh i viktimave nga 9 dhjetori e deri më tani, kur hyri në fuqi gjendja e re për armëpushim në pjesën lindore separatiste proruse të vendit.
Ndërkohë sot Fondi për fëmijë i Kombeve të Bashkuara UNICEF kumtoi se mbi 1,7 milionë fëmijë janë të prekur nga kriza në Ukrainën lindore në kushte tejet të ndërlikuara.
Në zonën e luftërave në rajonin e Donjeckut janë mbyllur reth 190 shkolla, me ç'rast një pjesë e madhe prej tyre janë rrënuar apo dëmtuar si pasojë e këmbimit të zjarrit./mia
