Maqedoni

Kuvend, VMRO: Buxheti s’do të zgjidh problemet e qytetarëve. LSDM: 350 mln den. për amendamentet e VMRO-së

09.12.2021 17:57

Në ditën e parë të punës së kuvendit pas zgjedhjeve lokale, vazhduan përplasjet ndërpartiake...

VMRO–DPMNE u prononcua kundër 14 ligjeve me procedurë të përshpejtuar nga gjithsej 57 që ishin vënë në rend dite. Pika më e rëndësishme buxheti për vitin 2022 gjithashtu jashtë seancës u pasua me kritika nga ata, se nuk do të zgjidh asnjë problem në prag të krizës energjetike.
 
“Gjatë debatit të amendamenteve kemi dorëzuar një numër të konsiderueshëm të amendamenteve qenësore me qëllim që çmimi i energjisë elektrike të mos rritet dhe në mënyrë shtesë t’u ndihmohet qytetarëve dhe kompanive, por të gjitha amendamentet janë refuzuar nga shumica parlamentare.”,- tha deputeti i VMRO–DPMNE–së, Bojan Stojanovski.
 
Nga LSDM i konsiderojnë si të pavërteta akuzat e deputetëve të VMRO–DPMNE-së. Sipas kordinatorit, Jovan Mitrevski, mbi 350 milion denarë janë dedikuar për amendamentet e opozitës, gjë që s’ka ndodhur në 15 vitet e fundit.
 
“Ka vetëm një amendament të pranuar, vetëm një në vlerë prej 250 milion denarë, një amendament për fond në bujqësi, ky ishte amendament me propozim të bujqësisë, e biseduam në kordinim dhe e vendosëm që ky fond të vendoset në buxhet.”,- u shpreh kordinatori i LSDM–së, Jovan Mitrevski.
 
Debati për buxhetin pritet të nis të premten, ndërkohë që nga VMRO–DPMNE janë të bindur se muajve në vazhdim do të ketë edhe ribalans të këtij buxheti pasiqë kriza është më e thellë nga ajo që po tentojnë ta paraqesin LSDM dhe BDI.
 
MERAL ISMAILI