Maqedoni

Hapësira ajrore e Maqedonisë së Veriut do të jetë nën kontrollin e plotë të NATO-s

09.12.2021 18:29

Hapësira ajrore e vendit tonë përfshihet në mesin e 30 vendeve të kësaj Aleance...

Hapësira ajrore e vendit tonë përfshihet në mesin e 30 vendeve të kësaj Aleance, së bashku me shtetet më të fuqishme botërore si SHBA, Gjermania, Franca, Italia etj. Këtë sot në mënyrë solemne e dëshmuan edhe patrullimi i përbashkët i aeroplanëve ushtarak, ndërsa hapësira ajrore do të komandohet nga Komanda për Mbrojtje Ajrore e NATO-s, ndërsa teknikisht do të mbikëqyret nga Qendra për Fluturime të Kombinuara Ajrore të NATO-s me seli në Teharon të Spanjës.

 
Ministrja Shekerinska potencoi se RMV ka dëshmuar se është partner i besueshëm i NATO-s.
 
“Gjatë kësaj kohe kemi treguar si shtet se jemi parter i besueshëm mbi të cilët aleatet tanë mund të mbështeten, ndërsa tani jemi partner në të cilin mund të mbështetet e gjithë NATO dhe vendet anëtare të saj. Me këtë ne marrim garancinë plotësuese për sigurinë e përbashkët.”,- tha ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
 
Deri më tani hapësirën ajrore të vendit tonë e kanë kontrolluar aeroplanët grekë të cilët kishin marrëveshje bilaterale, ndërsa tani kjo hapësirë do të kontrollohet nga Aleanca e NATO-s. 
 
“Vendi juaj tani është duke bashkëpunuar me aleatë tjerë në projektimin e stabilitetit të të gjithë rajonit dhe me këtë NATO po tregon se është fuqia më e madhe ushtarake e botës. Ju duhet të jeni krenar me këto të arritura dhe besoj fuqishëm se këtë shkallë të efikasitetit dhe sukseseve do ta mbani edhe më tutje e që do të jetë në të mirën e të gjitha vendeve.”,- tha Fernando Dellakrus nga Qendra Operative e Fluturimeve të NATO-s.  
 
Në këtë fillim u dëshmua edhe në vepër se si bëhet kontrollimi i plotë i hapësirës ajrore nga NATO.  
 
“Nga Greqia fqinje disa aeroplanë ushtarakë kanë fluturuar të cilët kanë marrë për obligim që ta bëjnë përcjelljen e aeroplanit qeveritar dhe do të kenë kontakt vizual me qëllim që ta ndihmojnë ta aterojnë aeroportin e Shkupit.”,- theksoi përgjegjësi në sektorin për trajnim, Boris Nasovski.
 
Në hapësirën ajrore të vendit tonë sot kanë ateruar tre aeroplanë ushtarakë të cilët do ta kryejnë kontrollin e hapësirës tonë ajrore e ata janë aeroplani “AVAX” dhe aeroplani ushtarak F-16. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë i gjithë aparati shtetëror politik dhe ushtarak.  
 
FITIM KRYEZIU