Gjykata Kushtetuese vendosi: “Bechtel&Enka” mund të ndërtojnë korridorin 8
Gjykata Kushtetuese dha vendimin final për procedurën e realizimit të projektit për ndërtimin e infrastrukturës rrugore nga Korridori 8 dhe Korridori 10D...

Gjykata Kushtetuese dha vendimin final për procedurën e realizimit të projektit për ndërtimin e infrastrukturës rrugore nga Korridori 8 dhe Korridori 10D, nga konsorciumi amerikano-turk kompaninë “Bechtel dhe Enka”.
Në buxhetin për vitin 2022, parashihen rreth 6 miliardë denarë për ndërtimin e seksioneve Qafë Thanë-Strugë-Trebenishtë dhe për segmentin Tetovë-Gostivar-Bukojçan nga Korridori 8, si dhe seksioneve Prilep - Manastir të Korridorit 10D.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit këtë verë para Gjykatës Kushtetuese kundërshtoi ligjin e posaçëm të miratuar nga Kuvendi, përmes të cilit drejtorit kontraktor i është lejuar të fitojë kontratën për ndërtimin e autostradave pa shpallur tender.
Ministria e Transportit dhe lidhjeve atëherë e arsyetoi këtë ligj duke thënë se “Bechtel dhe Enka” në këtë mënyrë do t'i përfundojnë projektet më shpejt dhe me efikasitet, e se shpallja e tenderit do sillte vonesa të gjata për shkak të procedurave.
