Maqedoni
Dita ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit, Bërnz: Fjalët t’i shndërrojmë në vepra
09.12.2021 21:08
SHBA-të dhe Bashkimi Evropian kërkojnë më shumë angazhim në vepër dhe rezultate në luftën kundër korrupcionit.

Kjo dukuri rrënon vlerat demokratike dhe besimin në institucione, krijon jostabilitet dhe pengon investimet ekonomike, thotë mes tjerash ambasadorja amerikane Kejt Meri Bërnz, në shënimine ditës ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit.
“E dim që na nevojiten përpjekje për ta çrrënjosur korrupcinin mirëpo fjalët duhet t’i shndërrojmë në vepra dhe nga këto përpjekje dhe angazhime verbale të shënojmë rezultate. Mirëpo në drejtim të kësaj duhet të kemi institucione llogaridhënëse dhe të përgjegjshme që do t’u përgjigjen nevojave të qytetarëve”, u shpreh ambasadorja e SHBA-ve, Kejt Meri Bërnz.
Vasalo: Lufta me korrupsionin kusht themelor për BE
Xhulijan Vasalo, zëv/ambasador i BE-së në Shkup, rikujtoi autoritet vendase se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është një nga kushtet thelbësore për anëtarësim në BE.
“Jo rastësisht lufta me krimin dhe korrupsionin sëbashku me respektimin e sundimit të ligjit dhe parimet demokratike janë vënë si parakushtet më të rëndësishme për anëtarët e ardhshëm. Kjo është rruga fundamentale në procesin qasës, e cila hapet e para dhe mbyllet e fundit dhe determinon zhvillimin e negociatave në tërësi”, theksoi zëv/ambasadori i BE-së, Xhulijan Vasalo.
Nikolloski: Kemi vullnet politik dhe rezultate
Autoritet vendore konsiderojnë se nuk mungon vullneti politik dhe as angzhimi konkret edhepse parnojnë se është vështirë të çrënjosësh një dukuri sëpaku 30 vjeçare.
“Kjo qeveri tregoi në vepër se është serioze dhe ka vullnet politik që të zbatojë masa dhe politika sistematike për reformat ë thella në shoqëri, pjesa më e madhe e tyre për herë të parë zbatohen në këto 30 vite”, u shpreh zëv/kryeministri Ljupço Nikollovski.
Kreu i kuvendit Talat Xhaferi thotë se Parlamenti po kryen detyrën e tij për të miratuar kornizat ligjore, si: Strategjia nacionale për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2021-2025 e Komisionit Shtetëror të Parandalimit të Korrupsionit. Pret që Plani aksional, që është produkt i strategjisë, të jetë një udhërëfyes për të gjitha institucionet.
Ndërkaq, kreu i shtetit Stevo Pendarovski ftoi institucionet që të luftojnë korrupsionin në të gjitha nivelet.
“Kultura e mosndëshkimit e nxit korrupsionin,”- theksoi kreu i shtetit Stevo Pendarovski.
SHPËTIM NUREDINI
