Maqedoni
Parashikimi i motit
10.12.2021 09:02
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Në male, reshjet do të jenë me borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë nga dy deri në 7°C, ndërsa maksimalja prej 6°C deri në 14°C.
Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, vranët dhe me reshje të shiut ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 11°C.
Gjatë fundjavës do të ketë reshje më të rrëmbyeshme dhe në disa vende do të ketë reshje të dobëta të borës.
