Maqedoni
Eurointegrimet, Macron paralajmëron konferencë për Ballkanin Perëndimor
10.12.2021 09:46
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se gjatë Presidencës Franceze të Bashkimit Evropian...

Presidenti i Francës Emauel Macron ka paralajmëruar se gjatë Presidencës Franceze të Bashkimit Evropian do të organizojë edhe një konferencë për Ballkanin Perëndimor.
Macron ka folur gjerësisht për prioritetet e Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së që fillon me 1 janar të vitit që vjen.
Macron shtoi se aktualisht rajoni është duke kaluar në një fazë të tensioneve.
“Historia kthehet nganjëherë edhe në mënyrë tragjike. Prandaj sot kemi një përgjegjësi të veçantë ndaj Ballkanit Perëndimor. Atje duhet të zbatojmë politikën e angazhimit të ri por edhe investimeve në mënyrë që të favorizojmë integrimin ekonomik të rajonit, ndihmojmë shkëmbimin e njerëzve, zgjidhim çështjet e pakicave dhe luftojmë kundër ndikimeve dhe manipulimeve që janë pasojë e angazhimit të fuqive që përmes Ballkanit duan ta destabilizojnë Evropën”, u shpreh presidenti Macron.
Ai ka shtuar se angazhimi politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor është agjendë e vërtetë për sovranitetin e Evropës, sepse, siç është shprehur “nuk mund ta ndërtojmë Evropën në paqe për 50 vitet e ardhshme, nëse e lëmë Ballkanin Perëndimor në situatën në të cilën është sot”.
