Maqedoni

Shkupi, Kumanova, Tetova, Prilepi, Manastiri, qytetet me më shumë raste me Covid-19

10.12.2021 10:59

Shkupi, Kumanova, Tetova, Prilepi dhe Manastiri janë qytetet ku ka më së shumti raste aktive me COVID-19...

Shkupi, Kumanova, Tetova, Prilepi dhe Manastiri janë qytetet ku ka më së shumti raste aktive me COVID-19, ndërsa në vend ende dominon lloji delta e virusit.
 
Nga Instituti për Shëndet Publik thone se numri i rasteve vitin e kaluar deri më 7 dhjetor është 134.460, ndërsa prej tyre kanë humbur jetën 4.784 ose 3.56%. Rasti i parë është regjistruar në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa vatra e parë është regjistruar në Dibër. Në vitin 2020, ka pasur 88.734 raste dhe 2.904 persona kanë humbur jetën ose 3.47%.
 
Sipas të dhënave, burrat kanë rrezik më të lartë nga vdekja për shkak se 59.5% e të vdekurve janë burra, ndërsa më e prekur është mosha mbi 60 vjet. Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut  janë diagnostifikuar 218.362 raste, ndërsa 204.960 prej tyre janë shëruar dhe 7.695 kanë humbur jetën.