Botë
Bullgari, arrihet marrveshje për qeverinë e re
10.12.2021 14:46
Në Bullgari partit politike arritën marrveshje për qeverin e re, e cila do të përbëhet nga katër parti....

Në Bullgari partit politike arritën marrveshje për qeverin e re, e cila do të përbëhet nga katër parti, Ndryshimi Vazhdon, Socialistët, Ka Popull të Till dhe Demokratët. Koalicion 4 partiak po ndodh për herë të parë në 32 vitet e fundi që nga futja e sistemit shumëpartiak pas rënies së diktatorit komunist Todor Zhivkof. Liderët e katër partive plolitike, Kilrill Petkov, Asen Vasilev, Vkornin Leaninova, Sllavi Trifunov, Hristo Ivanov dhe Atnasa Atanasov, janë nënshkruesit e marrëveshjese së koalicionit për Qeverin e re.
“Tekstet finale janë të gatshme deri në fund të ditës do të kemi marrëveshje koalicioni plotësisht të autorizuar.”, tha Asen Vasilev, kryetar i NV-së.
“Shkojm drejt një oferte për Qeveri stabile, bisedimet konfirmuan se kjo së shpjeti do të jetë një realitet.”, tha Krill Petkov, kryetar i NV-së.
Versioni aktual i marrëveshjes thotë se Qveria do të ketë 4 zëvendëskryeministra, ndërsa partia e Slavi Trifonov ITN do të jetë pa zëvendëskryeministër, por me 4 ministri. Kryeministri do të jetë nga partia Ndyrshimi Vazhdon. Partia do të emërojë një zëvendëskryeministër dhe ministër të financave. Do të propozojë gjithashtu ministrat e arsimit, shëndetësisë, të brendshme, mbrojtjes, transportit, si dhe një ministër të rritjes dhe inovacionit dhe një ministër të kulturës. BSP do të propozojë një ministër të Çështjeve Sociale, një Zëvendëskryeministër dhe Ministër të Ekonomisë, si dhe një Ministër të Bujqësisë dhe një Ministër të Turizmit.
Partia ITN ministër për energjetikë, punët e jashtme, zhvillimin rajonal dhe sportin. Partia Bullgaria Demokratike do të udhëheqin me Minisrtin e Drejtësisë, do të kenë Zëvendëskryeministr, Ministr të Mjedisit, si dhe e-Qeverisje. Presidenti I Bullgarisë Rumen Radev javën e ardhëshme do tua jep mandatin për formimin e qeverisë, liderëve të partisë Ndryshimet Vazhdojn, kirill Petkov dhe Asen Vasilev. Ato kanë afat prej 1 jave të dorzojn listën me nominimin e kandidatëve për ministra të ardhëshëm. Petkov ka paralajmeruar qasje më fleksibile ndaj kontestit me Maqedoninë, duke paralajmëruar se grupet e punës në fokus nuk duhet të kenë më shumë sfera përveç vetorisë.
SANIJE DURAKU
