Maqedoni
ISHP: Dominon “Delta”, s`ka raste të regjistruara me “Omicron”
10.12.2021 15:13
Shkupi, Kumanova, Tetova, Prilepi dhe Manastiri janë qytetet me më shumë të infektuar nga COVID-19....

Shkupi, Kumanova, Tetova, Prilepi dhe Manastiri janë qytetet me më shumë të infektuar nga COVID-19. Në Maqedoninë e Veriut dominon varianti “Delta”, kurse nuk ka raste të regjistruara me llojin “Omicron”. Për momentin në fuqi mbeten masat aktuale, kurse kompetentët bëjnë thirrje për vaksinim sa më masiv, si shpëtimin e vetëm nga pandemia sepse varianti Omickron mund të shfaqet në çdo moment.
“Nuk dihet, trafiku ajror është aq i zhvilluar saqë për disa orë virusi mund të përhapet në të gjtihë vendin. Periudha e dimrit është periudhë festash ju përmendët edhe mergimtarët të cilet punojnë jasht vendit, ata gjatë këtij sezoni kthehen në familjet e tyre dhe jemi duke menduar se cfar duhet të bëjmë. Ne disa vende janë ndaluar fluturimet drejtë vendeve të Afrikës dhe anasjelltas atje ku ka filluar ku variant, futen në izolim ato që vinë nga jasht ,këto janë masa që mund ta ndalojne variantin e ri të virusit I cili është shumë ngjitës, por kjo nuk nënkupton se mund ta ndalojmë tërsisht ,por sëpaku të mund ta zvogëlojmë presionin nëpër spitale dhe t’i shmangemi kontakteve.”, tha Svetlana Trifunovska, mjeke.
Mjekët njëherit vazhdojnë të apelojnë te qytetarët për vaksinim. Në nivel vendi, Kavadari, Negotina dhe Ohri kanë shkallën më të lartë të vaksinimit me dy doza, kurse shkalla më e ulët paraqitet në Dibër, Strumicë dhe Gostivar.
FARIJE DAUTI BAKIU
