Maqedoni

Edhe sindikatat e pavarura në mbështetje të Propozim-ligjit për Honoraristët

19.12.2014 16:36

Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë, është pro Ligjit për Sigurim Obligativ për Honoraristët dhe Personat që Punojnë me Kontrata Autoriale...

Ky ligj, i cili akoma nuk është saktësuar deri në fund se në çfarë mënyre dhe kush do të jetë i obliguar të paguajë shpenzimet pensionale dhe ato shëndetësore, qytetarët apo punëdhënësit, për sindikalistët kjo risi është tejet e mirë. 
 
Mbështesin fuqimisht ligjin me arsyetimin se çdo person i angazhuar me kontratë autoriale do të sigurohet me të drejtën e pensionit.
 
“Konfederata e Sindikatave të Lira, vlerëson se me këtë ligj do të mbrohen tërësisht të drejtat e punëtorëve në aspektin e të drejtës së sigurimit dhe çështjeve pensionale. Të gjitha mangësitë do të eliminohen me këtë ligj dhe mijëra punëtorë, që punojnë me kontratë autoriale, do ta zgjidhin njëherë e përgjithmonë të drejtën për pension, që nënkupton siguri të madhe sociale”- deklaroi Ljube Stojkovski nga Sekretari i Përgjithshëm i KSL-së. 
 
Në mbështetje të ligjit u shpreh edhe profesori universitar, Lazar Jolevski, i cili theksoi se me këtë do të parandalohet tregtia e zezë e punëtorëve. 
 
“Ky ligj bëhet me qëllim që personat, të cilët janë angazhuar me kontratë autoriale, të hyjnë në kornizë juridike në drejtim të sigurimit pensional shëndetësor, ku të gjithë do të barazohen me të punësuarit e rregullt në vend. Me këtë do të mbulohen shumë probleme, të cilat i tangojnë një pjesë të madhe të qytetarëve”- tha profesori universitar në Fakultetin Jurdik, Lazar Jollevski.
 
Ligji për Sigurim Obligativ për Honoraristët do fillojë të zbatohet prej janarit të vitit të ardhshëm. Deri më tani, akoma nuk dihet se cila palë do t’i  paguaj shpenzimet, të punësuarit apo punëdhënësit.
 
REXHEP QAMILI