Maqedoni

Berlin, zgjerimi në fokus të takimeve me Dimitrov

10.12.2021 15:53

Politikat e zgjerimit të BE – së në fokusin e takimeve në Berlin të zëvendës kryeministrit për çështje europiane Nikolla Dimitrov...

Politikat e zgjerimit të BE – së në fokusin e takimeve në Berlin të zëvendës kryeministrit për çështje europiane Nikolla Dimitrov me sekretarin gjeneral të shërbimit europian për çështje të jashtme Stefano Sanino dhe me sekretarin shetëror të ministrisë së jashtme të Gjermanisë Migell Berger. Sekretari I përgjithshëm Sanino ka theksuar se hapi I rëndësishëm I politikave të zgjerimit të BE – së është nisja e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ndërkohë nga sekretari shtetëror i ministrisë së jashtme të Gjermanisë, Berger ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme gjermane për integrimin e Maqedonisë së Veriut ne BE.
 
“Gjermania do të vazhdojë intenzivisht të punojë në çështjen e zgjerimit të BE-së, që është vendosur edhe prioritet në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë së re”, ka theksuar Berger, sekretar shtetëror në ministrinë e jashtme të Gjermanisë.
 
Zëvendës kryeministri Dimitrov është shprehur se perspektiva europiane është ngjitësja që bashkon forcat progresive në rajon. Ripërtritja e besimit në politikat e zgjerimit është e mundur vetëm nëpërmjet suksesit të dosjes europiane të Maqedonisë së Veriut, është shprehur Dimitrov. Vizitën dy ditore në Gjermani, Dimitrov do ta përmbyll me takimin me ministren e re për Europë Ana Lirman, nga qeveria e re gjermane e Olaf Sholc. Lirman do të pasojë Mihael Rot, I cili ka deklaruar përkushtimin e qeverisë gjermane mbi zgjerimin.
 
“Populli juaj e meriton më të mirën e kjo është perspektiva europiane. Qeveria e re mbetet e angazhuar në këtë. Tre partitë që formojnë qeverinë e re mbeten të përkushtuara dhe shumë punojnë në gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e ndasive dypalëshe. Mos hiqni dorë. Porosia ime deri tek miqtë në Bruksel dhe në mbarë unionin europian është që të mbajmë premtimet tona. Duhet të caktojmë datën.”, tha Mihael Rot, ish ministër për Europë.
 
Dimitrov gjithashtu ka takuar edhe diplomatin gjerman Kristof Hojsgen, I cili ka theksuar rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës si një ndër shtyllat kryesore të sugurisë rajonale dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.   
 
MERALE ISMAILI