Maqedoni

Analiza për korrupsionin: Urbanizmi nuk është imun nga korrupsioni

10.12.2021 16:31

Korrupsioni në urbaniizëm, panifikimin hapsinorë dhe në ndërtimari edhe më tëj mbete njëri nga rreziqet kryesore...

Korrupsioni në urbaniizëm, panifikimin hapsinorë dhe në ndërtimari edhe më tëj mbete njëri nga rreziqet kryesore për paraqitjen e Korrupsionit. Sipas analizës së fundit të realizuar në këtë seferë autorizimet disrecionale të pushtetit lokal, mungesa e dispozitave mirë të formuluara ligjore, mënyraat e ndryshme të interpretimit të këtyre dispozitave dhe ndryshimi i shpeshtë i ligjeve paraqetsin rrezik për korrupsion dhe konflik të interesave. Nga Komisoni për Antikorrupsion theksojnë se Ligjet dhe aktet nën ligjore kanë dispozita që nuk janë të definuara deri në fund ndërsa sektori për urbanizmëm dhe institucionet e tjera kompetentei i shfrytëzojnë këto zbrazëtira ligjore.
 
“Një nga faktorët e rrezikshëm për të cilët disa herë deri më tani kemi theksuar është keqpërdorimi i autorizimeve diskrecionale. Gjatë veprimit në lëndë të caktuara konstatuam lëshime të rëndësishme në rregullativën ligjore të cilat personave udhëheqës ua mundësojnë të veprojnë në mënyrë diskrecionale deri në shkallë të keqpërdorimit edhe atë jo vetëm në pjesën e punësimit të personave të afërt ose antarëve partiak por edhe përmes dhënies së lejeve .licencave në pjesën e urbanizmit dhe ndërtimtarisë.”, tha Biljana Ivanovska, Kryeterare e Komisonit për Antikorupsion.
 
Nga Transparency International theksojnë se Ligji për urbanizëm dhe planifikim hapsinorë është i paqartë dhe shumë gjëra nuk janë decide që lë hapsirë për interpetim të ndryshëm të dispozitave.
 
“Përshak të mundësisë për intepretime të ndryshme dhe konflikteve në  praktikë Ligji duhet të jetë burim i së drejtës që të minimalizohet nevoja për intervenim në tekst.Të kufizohet ndikimi i regulloreve të tjera mbi urbanizmin si dhe të precizohen kompetencat e të gjitha organeve dhe institucioneve që janë të kyqur në procesin e planifikimit urbanistik.”, tha Sirma Georgieviq nga Transparency Internacional
 
Ministri i transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski tha se kjo ështje është përmirësuar krahasuar me atë para disa viteve ndërsa këtë që e ndjejmë tani është reflek I kohëve kur brenda natës silleshin plane urbanistike dhe se tani punohet në pajtueshmëri me ligjin.
 
“Me ligjin e ri për planifikim të urbanizimit ofrojmë transparencë në procedura, gjithëpërfshirje, pjesmarrje të publikut dhe gjithë atyre që kanë interes për planifikimin urbanistik.Këtu përveç orgaeve shtetëtore, komunale, dhe komisioneve është e nevojshme edhe kyqja e qytetarëve.”, tha Bllagoj Boçvarski, minisër i trasnportit dhe lidhjeve.
 
Me këtë rast, antikorrupsioni u shpreh se duhet të përforcohen mekanizmat kontrollues nga ana e njësive të vetqeverisjes lokale dhe organeve shtetërore, të parashihet përgjegësi për mos respektimin e dispozitave ligjore, të përforcohet transparenca dhe kontrroli publik i organeve si dhe përfaqësim më i madh i mediave.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI