Maqedoni
Shekerinska, RMV nis me dërgimin e oficerëve në NATO
10.12.2021 17:09
Pas proceseve të suksesshme të cilat RMV i ka realizuar siç ishte integrimi i plotë në strukturat ushtarake të NATO-së...

Pas proceseve të suksesshme të cilat RMV i ka realizuar siç ishte integrimi i plotë në strukturat ushtarake të NATO-së, por edhe fillimi i kontrollimit të hapësirës sonë ajrore nga ana e Aleancës, edhe zyrtarishtë RMV duhet të dërgon ekipet e saja të oficerëve në selinë e NATO-së, të cilët do të jenë të akomoduar në shtabin komandues të NATO-së.
Për Ministren Shekerinska kjo është edhe një e arritur e madhe, sepse strukturat tona udhëheqëse do të komandojnë apo do të jenë pjesë e ushtrive më të mëdha botërore.
“Këtu tanimë i kemi katër oficerët e parë, apo përfaqësues të Armatës sonë të cilët do të jenë pjesë e strukturave komanduese të NATO-së, edhe atë në pozicione të cilat i janë dhënë vendit tonë si anëtare e barabartë e kësaj familje ushtarake. Një officer tanimë e kemi dërguar në Izmir të Turqisë, ndërsa tre oficerët që i kemi këtu do të jenë edhe personeli i parë ushtarak që do të jetë pjesë e NATO-së”, u shpreh ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Stojanovski, do të punojmë me armatat më të fuqishme të botës
Sipas përfaqësuesve ushtarak tek oficerët vendor janë mbi 100 vite shkollim të përfunduar në SHBA, Itali, Estoni, Kanadë, e të cilët do të jenë reprezentuesit më të mirë që ka Maqedonia e Veriut.
“Do të jemi pjesë e komandës kryesore të NATO-së, dhe puna jonë më armatat më të fuqishme botërore do të paraqet knaqësi e vecantë, ku do të kemi mundësi në vepër të shohim organizimin, zbatimin dhe efikasitetin ushtarak, dhe atë përvoj ta sjellim në vendin tonë”, theksoi nënoficeri Goran Stojanovski.
Sipas MB selektimi ka qenë shumë i rëndë sepse të njëjtit kanë kaluar nëpër disa filtra, ndërsa tani janë konkurse tjera edhe për 7 vende tjera të cilat na ka besuar NATO, dhe duhet ti dërgojmë personelin tonë. Deri në vitin 2023 RMV duhet ti plotëson të gjitha 20 vendet të cilat i janë dhënë nga Aleanca e NATO-së.
Personat e emëruar do të angazhohen në strukturat e NATO-së për katër vitet e ardhëshme, dhe të gjithë janë pajisur me sertifikat nga NATO.
FITIM KRYEZIU
