Maqedoni

Bekteshi takon Rizvanollin në Prishtinë, RMV e interesuar për thëngjill nga Kosova

10.12.2021 17:47

Maqedonia e Veriut po shqyrton mundësinë për importin e thëngjillit nga Republika e Kosovës...

Maqedonia e Veriut po shqyrton mundësinë për importin e thëngjillit nga Republika e Kosovës, me qëllim të rritjes së prodhimit vendor të energjisë elektrike.
 
Për këtë qëllim Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe zëvendës drejtori i ESM-së, Ismet Zenkun kanë qëndruar për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku kanë takuar ministren e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanoli dhe drejtorin e KEKU-t, Nagip Krasniqin.
 
Në takimin faktikisht filluan negociatat për kushtet e importit të thëngjillit nga Kosova, me çrast u ra dakord që në periudhën në vijim të nënshkruhet një Memorandum bashkëpunimi mes të dyja vendeve, me çka do të sigurohen sasitë e nevojshme të thëngjillit për prodhim të pandërprerë të energjisë elektrike nga kapacitetet vendore energjetike në Maqedoninë e Veriut.
 
Ministri Bekteshi me këtë rast ka theksuar se çdo krizë kërkon bashkëpunim dhe se të dyja palët janë të interesuar për të thelluar bashkëpunimin.