Botë

Tiranë, thyhet bojkoti gjashtëmujor i opozitës, ndërhyjnë ndërkombëtarët

19.12.2014 16:38

Me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, tashmë konfirmohet thyerja e bojkotit gjashtëmujor nga opozita shqiptare...

Pas takimit me kreun e Partisë Demokratike, eurodeputeti, Knut Fleckentein, shpreh optimizmin e tij se në seancën e 24 dhjetorit, 140 karriget e parlament do të jenë plot.   
 
Nuk ka vonuar edhe prononcimi i liderit demokrat, Lulzim Basha, i cili nuk e pranon prerë që bojkoti ka marrë fund, porse PD-ja dhe aleatët e djathtë kanë vullnetin politik që ta çojnë drejt përpara procesin politik.
 
Në këtë mënyrë përfundon misioni i eurodeputetit, Fleckenstein, i cili gjatë ditës së djeshme është takuar me kreun e Parlamentit, Ilir Metën dhe kryeministrin Edi Rama.
 
LULJETA NDOKA