Maqedoni
Makron, kemi përgjegjësi të veçantë ndaj Ballkanit; ShBA-të, BE të fillojë bisedimet me RMV dhe Shqipërinë
10.12.2021 18:06
Franca e cila më nji janar merr presidencën e BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm paralajmëron angazhim...

Franca e cila më nji janar merr presidencën e BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm paralajmëron angazhim më të madh për përparimin e Ballkanit Perëndimor.
Këtë e bëri të ditur Presidenti francez Emanuel Makron gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës franceze, duke rritur kështu shpresat për gjetjen e një zgjidhje të kontestit me Bullgarinë, që vendi të mund të nis bisedimet me BE-në.
“Kemi një përgjegjësi të veçantë ndaj Ballkanit Perëndimor. Atje duhet të zbatojmë politikën e angazhimit të ri, por edhe investime në mënyrë që të favorizojmë integrimin ekonomik të rajonit, ndihmojmë shkëmbimin e njerëzve, zgjidhim çështjet e pakicave dhe të luftojmë kundër ndikimeve dhe manipulimeve që janë pasojë e angazhimit të fuqive që përmes Ballkanit duan ta destabilizojnë Evropën”, u shpreh Emanuel Makron- Presidenti i Francës, Emanuel Makron.
Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian të caktojë datë për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pa i ndarë ato.
“Edhe Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut kanë sjell vendime të vështira, reforma thelbësore dhe të dyja meritojnë të ecin përpara në rrugën e tyre drejt BE-së”, njoftojnë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Por fillimi i bisedimeve mvaret nga vetoja Bullgare, e cila nga zyrtarët në Sofje është paralajmëruar se do të mbetet në fuqi edhe në samitin e BE-së të 14 dhjetorit, prandaj zyrtarët e qeverisë së përkohëshme bullgare kanë kërkuar ndarjen e Shqipërisë nga pakoja me Maqedoninë e Veriut.
Por autoritetet e BE-së tani për tani nuk janë pajtuar me ndarjen e dy vendeve duke kërkuar trajtimin e tyre në pako. Ndërkohë komisioni i përbashkët për çështjet historike përfundoi ditën e dytë të takimeve, por nuk u njoftua për ndonjë përparim konkret.
LEUNORA KALIQI
