Botë

Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

10.12.2021 18:48

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast vdekjeje nga COVID-19...

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast vdekjeje nga COVID-19.
 
Siç njofton MSH-ja, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe shtatë raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 1,849 testime.
 
Sa i takon vaksinimit, sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 3,991 doza të vaksinave.
 
Ndërkaq, deri më sot, në Kosovë me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 770,941 qytetarë
 
Në total numri i rasteve active me COVID-19 është 328./evropaelire