TEC Negotinë, prodhimi fillon javën e ardhshme

11.12.2021 13:18

Deponimet e naftës në TEC Negotinë....

Deponimet e naftës në TEC Negotinë janë duke u mbushur me sasi për fillimin e termocentralit dhe prodhimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike në periudhën e ardhshme.

Mazuti shpërndahet me dinamikë ditore sipas llogaritjeve të kapacitetit pranues, informojnë nga SH.A Termocentralet e Maqedonisë së Veriut. Drejtori i përgjithshëm i SHA EEM, Vasko Kovaçevski, drejtori i përgjithshëm i TEC Negotinë, Nebojsha Stojanoviq dhe anëtarët e bordeve drejtuese të dy shoqërive aksionare, bënë një inspektim të përbashkët të përgatitjeve për termocentralin.

TEC Negotinë si termocentral shtetëror ka statusin e “rezervës së ftohtë” në sistemin energjetik dhe mbahet në gatishmëri nga punonjësit.

“TEC Negotinë tani është përfshirë në kushtet e krizës globale energjetike dhe rritjes enorme të çmimit të energjisë elektrike, për çka edhe çmimi i prodhimit të këtij termocentrali, i cili në rrethana normale ishte i lartë, tani është më i ulët se çmimi i bursave”, thuhet në një deklaratë nga SHA Termocentralet në Maqedoninë e Veriut.