Omikron, në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë rast

11.12.2021 13:42

Deri më tani, në vend nuk është regjistruar asnjë rast....

Deri më tani, në vend nuk është regjistruar asnjë rast me llojin Omikron të Kovid-19.

Lloji delta është ende dominuese, si në vendin tonë ashtu edhe në disa nga vendet e rajonit. Autoritetet edhe më tej vazhdojnë me apel që qytetarët që të vaksinohen, sepse, siç theksojnë, vetëm në këtë mënyrë do të arrihet imuniteti kolektiv dhe do të parandalohet përhapja e mutacioneve të koronavirusit.

Presidenti i vendit, Stevo Penderovski ndërkohë ka pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër Covidium.

Ai sot së bashku me stafin e kabinetit ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit. Ai tha se vaksinimi masiv është mënyra më e sigurt për t'u përballur me virusin.

“Të jemi të përgjegjshëm, të mbrojmë shëndetin tonë dhe të tjerëve”, ka shkruar Pendarovski në profilin e tij në Facebook.