Konsumatorët, të drejtat dhe detyrimet e konsumatorit
Konsumatorët nuk dinë mjaftueshëm për të drejtat e tyre....

Konsumatorët nuk dinë mjaftueshëm për të drejtat e tyre, nuk janë të informuar se ku mund të reagojnë dhe ankohen nëse nuk janë të kënaqur me cilësinë e produktit dhe marrëveshjen e bërë.
“Procedurat e reagimit për ankesë nuk i di, duhet të informohemi më shumë. Ndoshta na duhen më shumë informacione, për të ditur se si të reagojmë në një rast të caktuar” – tha një qytetarë i anketuar nga TVM2.
“Unë nuk jam për shitje në internet. Unë kam provuar një herë dhe kurrë më nuk e bëj” – tha një qytetare.
Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit ka marrë së fundmi disa ankesa për shërbimet publike për produktet e amvisërisë dhe pothuajse gjysma e tyre kanë të bëjnë me shitjet online.
“Problemi është se konsumatorët zakonisht blejnë nga shitjet ilegale në Facebook, gjë që krijon problem, kompanitë nuk regjistrohen, nuk ka mbrojtje të mëtejshme të të drejtave të konsumatorëve, sepse nuk kanë llogari fiskale” – tha Martina Grnçarevska, Këshilltare Ligjore Për Mbrojtjen E Konsumatorëve.
Nga Agjencia postare thonë se konsumatorët duhet së pari të kontrollojnë statusin e dyqanit elektronik dhe të shfrytëzojnë ofruesit e licencuar të shërbimeve postare.
“Ajo që është në dispozicion të përdoruesve, e drejta për reklam, të cilën duhet ta përdorin në radhë të parë dhe të kontaktojnë me ofruesin e shërbimit postar për këtë brenda afateve të përcaktuara ligjore. Nëse kanë shfrytëzuar të drejtën e reklamimit, por nuk janë të kënaqur me përgjigjen që kanë marrë nga ofruesi, vijon përdorimi i ligjshëm, pra përdorimi i një kundërshtimi dhe një ankese në agjencinë postare” – tha Drejtoresha e Agjencisë postare, Biljana Avramoska Gjoreska.
Për sa i përket transportit publik, ankesat kryesore janë për kaosin në trafik dhe pandeminë. Linjat e parregullta të autobusëve, problem me kartat elektkronike, janë ankesat edhe nga përdoruesit e shërbimeve postare. (Sedat Selimi, TVM2)
