Maqedoni
Ditët e hapura të qeverisë
19.12.2014 16:46
Si rezultat i politikës së transparencës në punën e saj, qeveria, në ditët në vijim, ashtu siç ka vepruar edhe gjatë viteve të kaluara...

Si rezultat i politikës së transparencës në punën e saj, qeveria, në ditët në vijim, ashtu siç ka vepruar edhe gjatë viteve të kaluara, do t’iu mundësojë qytetarëve qasje në punën e ekzekutivit nëpërmjet seancës së hapur qeveritare.
Ashtu siç ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë, Aleksandar Gjeorgjiev, në seancën e hapur qeveritare është paraparë që në rend dite të jenë 100 pika nga sfera të ndryshme, e që janë me rëndësi edhe për qytetarët.
Ndërkohë, “Qilimi i kuq për qytetarët” do të mbahet më 26 dhjetor. Në këtë mënyrë, ashtu siç theksoi zëdhënësi i qeverisë, Gjorgjiev, qytetarët do të mund të njoftohen me atmosferën e qeverisë, si dhe të marrin pjesë në punën e një pjesë të organeve qeveritare, të komisioneve dhe të marrin përshtypje se si funksionon qeveria.
Qytetarët, të cilët janë lajmëruar për këtë ngjarje, në mënyrë shtesë do të njoftohen për kohën konkrete se kur munden ta vizitojnë qeverinë.
