Covid-19, 12 viktima, 377 raste të reja në 24 orë

11.12.2021 16:05

Është 12 numri i fataliteteve Covid në 24 orët e fundit....

Është 12 numri i fataliteteve Covid në 24 orët e fundit.  5 prej viktimave  janë nga Shkupi dy nga Kumanova dhe nga një viktimë u regjistrua në Kumanovë, Ohër, Manastir, Shtip, Strumicë, Kriva Pallankë, dhe Vinicë.

Të gjithë kanë vdekur në spital. 1 viktimë është regjistruar edhe nga termini im, me diagnozë Covid nga data 6 dhjetor. 

Ndërkohë, nga 3.608 testime,  janë regjistruar 377 raste të reja pozitive.

Kryeson sërish Shkupi me 164 raste. Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë po ashtu regjistroi 307 pacientë të shëruar.

Numri i rasteve aktive në vend aktualisht është  5.677.