Kuvendi i thirrur nga Berisha shkarkon Bashën
Në një kuvend kombëtar të paprecedentë....

Në një kuvend kombëtar të paprecedentë të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, me votat e shumicës së mbi 4 mijë delegatëve të Partisë Demokratike, u vendos shkarkimi i kryetart të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.
Shkarkimi i tyre u bë me argumentin se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë. Kuvendi Berisha vendosi gjithashtu anulimin e kuvendit të 18 dhjetorit të thirrur nga kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha, si dhe njoftoi thirrjen e një referendumi për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë.
Por që këto vendime të jenë legjitime, duhet të njihen nga Gjykata.
Punimeve të kuvendit Berisha, iu përgjigj kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha, teksa përkujtoi 31 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.
Pavarëissht se ishte njftuar se delegatët do të merrnin selinë blu, mbështetës të Sali Berishës thanë se ky ishte një skenar imagjinar, duke përjashtuar mundësine e incidenteve. (Luljeta Ndoka, TVM2)
