VMRO – DPMNE akuzon pushtetin për krizën energjetike

11.12.2021 18:32

VMRO- DPMNE akuzon pushtetin....

VMRO- DPMNE akuzon pushtetin se vendi po përballet me krizë energjetike. Në vend se të kujdesen për minierat tona ata po negociojnë të importojnë thëngjill nga Kosova thonë nga VMRO – DPMNE.

“Kur po përballemi me krizën energjetike, do të negociojnë importin e thëngjillit për nevojat e REK Manastir dhe TC Oslomej edhe ate për pesë vitet e ardhshme nga Kosova fqinje. Në vend të kësaj, ata duhet të kujdesen për minierat tona dhe të hapin të reja për të pasur investimet e tyre, vende të reja pune dhe prodhimin e energjisë elektrike nga thëngjilli ynë” – tha anëtari i Komisionit për Energjetikë të VMRO-DPMNE-së, Stevçe Antovski.