Rriten 100% çmimet e peletave, qytetarët: Të kthehen çmimet e vjetra

12.12.2021 14:45

Rritja qindpërqind e çmimit të peletave...

Rritja qindpërqind  e çmimit të peletave ka ngjallur pakënaqësi tek qytetarët, të cilët në periudhën e dimrit e përdorin si lëndë djegëse për ngrohje.

Shtrenjtimin e peletave qytetarët e vlerësojnë sit ë pa përballueshëm për standartin e jetesës. Thonë që nëse nuk do të ulen cmimet, do të heqin dore tërsisht nga përdorimi i tyre.

“Ne nxehemi me peleti, çmimi ka hypur shumë, vitin e kaluar një thes ishte 170 denarë, tash është bërë 370 denarë. 100% ka hyp çmimi, tash duam të blejmë shporet me rrymë,  por rrymën pas vitit të ri duan ta hypin. Nuk e di si mendon ky shtet, si do jetojë ky popull me varfëri të skajshme, çmime të larta dhe paga të ulta”.

“Qytetarët e MV-së përveç që ballafaqohen me rritjen e çmimit të produkteve ushqimore. Ne si familje ballafaqohemi edhe me rritje të tjera të çmimeve të cilat i ka sezona e dimrit. Të gjitha ata që ngohen me peleti, këto ditë është paraqitur nevojë shumë e madhe për përdorimin e tyre por edhe rritje e madhe e çmimit. Të gjithë ne dhe ato famlje nuk mund ta ballafaqojmë këtë  sepse standardi jonë është shumë i ulët”.

“Konsumatorët të cilët e shfrytëzojnë ngrohjen me peleta , shumë është dallimi i madh i çmimeve prej vjet dhe sivjet të cilat nuk i përballon çdo qytetar dhe ku mbesin nevojat tjera elementare. Çmimi u ka dyfishu shumë dhe unë ka me u transferu me nxemje me rrymë” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Qytetarët  kërkuan nga institucionet përkatëse, ta rishikojnë këtë problematikë dhe ta rikthejnë cmimin  paraprak, sic ishte vitin e kaluar, Një familje mesatarisht brenda një ditë harxhon dy thasë peleta që kushtojnë 740 denarë, vitin e kaluar  dy thasë kanë kushtuar 340 denarë, që nënkupton se cmimi është rritur qindpërqind.

Peleta është biomasë për ngrohje dhe fitohet përmes përpunimeve mekanike të mbetjeve të drurit të përpunuar nën presion të lartë.

Në RMV mungon konkurrenca në treg për prodimin e peletave,  ka vetëm një kompani që prodhon, ndërsa qytetarët nuk kanë zgjidhje tjetër, ose të paguajnë këtë shumë marramendëse ose ta heqin dorë  tërsisht nga përdorimi. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)