Kyçja e Alternativës në Qeveri, Ibrahimi: Ndihmon në konsolidimin e partisë
Braktisja e bllokut opozitar për Alternativën....

Braktisja e bllokut opozitar për Alternativën është një lëvizje që e ndihmon pas zgjedhjeve lokale, ku nuk arriti të fitojë asnjë komunë.
Analisti Selim Ibraimi në një prononcim për TVM2 shprehet se pjesmarrja në Qeveri do ta ndihmojë Alternativën që ta rrisë elektoratin e saj dhe njëherit edhe të përgatitet për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare kurdo që do mund të mbaheshin.
“Hyrja e Alternativës në qeveirnë e Zaev 3 është e një rëndësie të madhe, pasi sipas tyre kjo do ti jap shansin eurointegrimeve, megjithatë kjo është në interest edhe të partisë së Afrim Gashit e cila në fakt do ti forcojë pozitat në pjesën e Shkupit, Tetovës duke angazhuar njerëz në Qeverinë e re. Pra gjithnjë kjo lëvizje e re e Alterntivës është nisur nga përfitimet që mund ti ketë në zgjedhjet e ardhshme” – thotë analisti politik, Selim Ibraimi.
Pozita e opozitës, Ibrahimi: Opsion i vetëm, bashkëpunimi me partinë Besa
Opozita në këto momente është e fragmatizuar, por opsion mbetet bashkpunimi mes Aleancës dhe Besës, vlerëson Ibrahimi.
“Shkëputja nga partia e Ziadin Selës, do ta fragmentoj opozitën aktuale shqiptare. E vetmja mundësi ngelet që Aleanca për shqiptare dhe Lëvizja BESA të rigrupohen për zgjedhjet e ardhshme kurdo qofshin ato. Megjithatë nuk shoh ndonjë pozitë në të cilën BESA e Kasamit dhe Aleanca për Shqiptarët do të ribashkohen dhe ti forcojnë rradhët e e tyre për të garuar së bashku” – deklaroi Ibraimi.
Një javë më parë, Alternativa vendosi të bëhet pjesë e Qeverisë duke përfituar tre poste ministrore dhe dhjetëra drejtori.
Qeveria e re me mandatar të ri pritet të formohet kah mesi i janarit vitin e ardhëshëm, pas zgjedhjeve të rendëshme në LSDM ku timonin e partisë dhe atë të qeverisë pritet ta marrë mandatari i ri. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
