“Covid 19”, 8 viktima, 308 raste të reja në 24 orë

12.12.2021 15:09

3 prej viktimave janë nga Shkupi....

Është 8 numri i fataliteteve Covid në 24 orët e fundit.

3 prej viktimave  janë nga Shkupi dhe nga një viktimë u regjistrua në Kavadar, Veles, Ohër, Shtip dhe Strumicë. Të gjithë kanë vdekur në spital.

1 viktimë është regjistruar edhe nga termini im, me diagnozë Covid nga data 10 dhjetor. 

Ndërkohë, nga 2. 643 testime,  janë regjistruar 308 raste të reja pozitive. Kryeson sërisht Shkupi me 155 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë po ashtu regjistroi 246 pacientë të shëruar. Numri i rasteve aktive në vend aktualisht është  5.730.