83 viktima nga tornadot në SHBA, shkatërrime të mëdha, dëmet ende po llogariten

12.12.2021 15:24

Kërkime të dëshpëruara, me shpresën se ka ende të mbijetuar....

Kërkime të dëshpëruara, me shpresën se ka ende të mbijetuar nën rrënoja, po zhvillohen në gjashtë shtete amerikane, që u goditën nga tornadot e fuqishëm.

Të paktën 83 persona humbën jetën, dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur ndërsa qytete të tëra u shkatërruan nga rreth 30 tornado.

Presidenti Biden ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Kentaki, që është shteti më i prekur.

Ai tha se këtë të diel do të ketë ekipe shtesë, dhe do të ofrohet strehim i përkohshëm për ata që kanë mbetur të pastrehë.

“Dëshiroj që njerëzit në vendin tonë ta dinë se do ta kalojm këtë, tani është koha kur nuk ndahemi në Demokrat dhe Republikan tingëllon sikur tingëllon si hiperbolë por është e vërtetë” – tha Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

Shkatërrimi është i jashtëzakonshëm për t’u parë. Dhjetëra banesa janë dëmtuar rëndë ose janë shkatërruar plotësisht. Linjat e energjisë varen lirshëm në rrugë, pemët janë shkulur.

Lodrat, librat, veshjet janë të shpërndara kudo.Një vagon treni u hodh në erë 75 metra në një kodër dhe një tjetër u ul në një shtëpi, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.

Dyzet njerëz u shpëtuan nga fabrika e shembur e qirinjve në Mayfield, por 60 të tjerë mbeten të zhdukur dhe Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, që vizitoi vendin e ngjarjes, tha se nuk ka gjasa të ketë më shumë të mbijetuar.

“Ka të paktën 15 këmbë metali dhe fuçi kimikatesh aty brenda. Do të ishte një mrekulli nëse dikush tjetër gjendet i gjallë” – u shpreh Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear.

 

Tornadot gjithashtu shembI një magazinë në Amazon, duke vrarë gjashtë punonjës. Policia tha se ende nuk dihet se sa punëtorë janë zhdukur. (Gyltene Sinani, TVM2)