LSM kërkon rritjen e pagës minimale, e diela ditë jo pune

12.12.2021 15:42

Sindikalistët me protesta kërkuan rritjen e pages minimale....

Sindikalistët me protesta kërkuan rritjen e pages minimale, me çka do të kishte rritje të rrogave për të gjith të punësuarit sipas marrvedhjes kolektive, miratimin e ligjit që e diela të shpallet ditë jo pune dhe tu jepet K-15 të gjith të punësuarve. Protesta nisi nga ndërtesa e Lidhjes së Sindikatave  për të vazhduar para kuvendit, ku siç tha kryetari Dimovski, punëtorët u mblodhën para kuvendit për ta shprehur revoltën kundër deputetëve jo popullorë të cilët nuk po mblidhen për të votuar ligjet në interes të puntorëve.

“Një revoltë sot para deputetëve dhe kuvendit dëshirojmë tu themi qartë se ne jemi këtu më shumë se 61 dhe për herë të dytë nuk mund të na manipulojnë për të dielën ditë jo pune, pasi 92% e puntorëve sot duhej të pushonin, ndërsa pjesa tjetër të marrin mëditje prej më së paku 50%. I ftoj menjiherë të ulen në kuvend dhe ta votojnë zgjidhjen ligjore, nga e cila do të përfitonin shumë punëtorë. Poashtu duhet të ndryshojë ligji për pagën minimale, pasi çmimet po rriten në markete e tregje, prandaj vlerësojmë se rroga minimale duhet të jetë 60% e rrogës mesatare apo 18000 denarë. Njëherit kërkojmë regres apo K-15 për të gjithë puntorët” – tha Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.

Marshi protestues vazhdoi më pas edhe para selisë së Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë dhe para Odës Ekonomike të Maqedonisë ku poashtu u theksuan kërkesat e punëtorëve. (Gyltenen Sinani, TVM2)