Kongresi i VMRO-DPMNE-së, Mickovski: Duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme
VMRO-DPMNE në prani të 500 delegatëve....

VMRO-DPMNE në prani të 500 delegatëve mban Kongresin e rregullt partiak, në të cilin do të zgjidhet lideri i ri i partisë.
Deri më tani për kryetar të partisë është parashtruar vetëm një kandidaturë, dhe ajo e liderit aktual të partisë, Hristijan Mickoski, ndërsa afati për parashtrim të kandidaturës është deri në vetë Kongresin.
Mickoski në paraqitjen e tij tha se duhet insistuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Sot pas katër viteve VMRO -DPMNE sërish në rrugët e fitores. VMRO -DPMNE është partia më e madhe politike në Maqedoni, me grupin më të madh parlamentar dhe me numrin më të madh të kryetarëve të komunave, me numrin më të madh të këshilltarëve komunalë. Por, për fat të keq, për shkak të jokulturës politike që mbizotëron në Maqedoni për 4 vjet që kur LSDM është në pushtet, ende për një kohë të shkurtër do të jemi në opozitë dhe për këtë insistojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare të shpejta, pasi që populli duhet të përfaqësohet në përputhje me atë që votoi” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Nikollovski: Mickovski mundet ta vë shtetin në binarë
Kryesuesi i kryesisë së punës, Aleksandar Nikollovski theksoi se Mickovski mund ta shpie RMV-në në rrugën e duhur, ashtu siç e transformoi VMRO- DPMNE-në.
“Mendoj se shumë më shpejt ngaqë mendohet do të ndodhin zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas së cilave qeveria e udhëhequr nga VMRO -DPMNE dhe Hristijan Mickovski do ta stabilizojnë Maqedoninë, siç e stabilizoi VMRO-DPMNE-në , do ta nxjer Maqedoninë në rrugën e duhur, me shumë më pak korrupsion dhe shumë më shumë ekonomi” – u shpreh Kryesuesi i punës së Kongresit, Aleksandar Nikollovski.
Nga VMRO-DPMNE siguruan se Kongresi ka respektuar protokollet e rrepta për Kovid-19, ndërkaq në hyrje është kërkuar certifikata e vaksinimit apo testi negativ i të gjithë të pranishmëve. Pas Kongresit paralajmërojnë doktrinë të re dhe freskime serioze kadrovike. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
