Zgjedhje brenda partiake, LSDM zgjedh Kryetarin e ri
Socialdemokratët sot votojnë për kryetarin e ri të partisë....

Socialdemokratët sot votojnë për kryetarin e ri të partisë. Në këto zgjedhje të jashëzakonshme brendapartiake garojnë tre kandidatë, Frosina Remenski, Jovan Despotovski dhe Dimitar Kovaçevski.
Votimi në zgjedhjet e sotme për kryetar të LSDM-së zhvillohen pa probleme dhe pa vonesa, njoftuan nga partia.
“LSDM-ja ka vendosur standarde të reja më të larta në skenën politike të Maqedonisë. Sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake për kryetar të LSDM-së. Votimi në të gjitha qendrat e votimit u zhvillua pa probleme, pa vonesa, në një atmosferë demokratike dhe me respektim të masave mbrojtëse kundër KOVID-19. Anëtarët që nuk kanë arritur të regjistrohen gjatë periudhës së para regjistrimit, sot regjistrohen në qendrat e votimit, pas së cilës mund të ushtrojnë të drejtën e votës” – tha Kryetarja e Komisionit Qendror të zgjedhjeve të Partisë – LSDM, Viktorija Mandiq.
Procesi i votimit do të zgjas deri në orën 19:00. Të 194 vendvotimet në 80 komuna janë të hapura me kohë.
“Nuk kishte tollovi, ishte gjithçka normale, njerëzit tani kanë edhe kujdes më shumë për shkak të siutatës”
“Presim diçka më mirë nga kjo që është tani”.
“Pres unifikim të anëtarsisë, përparim dhe kuptohet të rregullohen punët ashtu siç duhet në shtet” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar.
Fituesi duhet të ketë mbështjen e 50+1 të votave të përgjithshme ndërsa nëse kjo nuk arrihet atëherë vijon raundi i dytë. Zgjedhjet e parakoshme brendapartiake në LSDM vijnë pas dorëhqejes së kreut aktual, Zoran Zaev. Lideri i ri i LSDM-së do të jetë edhe mandatar i Qeverisë. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
