LSDM për kërkesat e Lidhjes së Sindikatës: Do të mundohemi për zgjidhje optimale
Lidhja social demorkatike thotë....

Lidhja social demorkatike thotë se do të mundohen të gjejnë zgjidhje optimale t'i kalojnë në kuvend kërkesat e Lidhjes së Sindikatës. Procedurat parlamentare për ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune kanë kaluar leximin e dytë, thotë Snezhana Kaleska Vançeva, deputete e LSDM-së.
“Përkundër të gjitha obstruksioneve që i patëm nga opozita dhe këtu më së shumti duhet ta theksoj nga partia VMRO-DPMNE, arritëm që me shumicën e re parlamentare “të premten, në leximin e dytë ti kalojmë ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie Pune dhe përfundimisht të mundësojmë që nga 1 janari, e diela të jetë ditë jopune. Realisht kjo ishte njëra nga kërkesat kryesore dhe tashmë ua kemi kumtuar në takim përfaqësuesve të sindikatës se për këto kërkesa mund të llogarisin se janë të kryera. Sa i përket kërkesës së dytë për pagën minimale dhe rritjen e saj, përsëri do të them se edhe këtu shumica parlamentare absolutish i kupton kërkesat” – tha Deputetja e LSDM-së, Snezhana Kalevska Vançeva.
