Shpërrthim në një ndërtesë në Sicili, 4 të vdekur dhe 5 të zhdukur

12.12.2021 18:19

Katër persona e humbën jetën....

Katër persona e humbën jetën, ndërsa pesë konsiderohen të zhdukur pas shpërthimit që shkaktoi rrënimin e një ndërtese katërkatëshe në Sicili.

Dy gra janë gjetur të vdekura nën rrënojat në Ravanusa në jug të vendit, pasi që ndërtesa u rrëzua mbrëmë, ndërsa shpëtimtarët me qen gjurmues ende po kërkojnë të mbijetuarit në vendin e fatkeqësisë.

Njësia lokale për mbrojtje civile në profilin e vet në Tuiter konfirmoi se deri më tani kanë vdekur katër persona.

Shpërthimi me siguri u shkaktua nga rrjedhja e gazit, kumtuan autoritetet dhe menjëherë hapën hetim. Së shpejti pas shpërthimit, prefekti i Ravanusës, Karmelo D’Angjelo, përmes Fejsbukut u bëri thirrje për ndihmë “të gjithë njerëzve të kapshëm që kanë lopata dhe buldozerë”.

Ndodhi katastrofë”, tha ai. Pesëdhjetë njerëz duhej t’i braktisnin banesat, deklaroi D’Angjelo sepse në shpërthim janë dëmtuar edhe banesat përreth.