Kongresi i VMRO-DPMNE-së, Mickoski rizgjidhet Kryetar i partisë

12.12.2021 20:43

Kryetari aktual i VMRO – DPMNE –së Hristijan Mickoski...

Kryetari aktual i VMRO – DPMNE –së Hristijan Mickoski është rizgjedhur kryetar i partisë.

Në Kongresin e sotëm të 17-të të rregullt, Mickoski ishte i vetmi kandidat. Në Kongres morën pjesë 493 delegatë dhe votuan 492.

Për Mickoskin votuan 489, ndërsa tri fletëvotime ishin të pavlefshme.

Në kongresin nën moton “Gjenerata e re për një të ardhme të re”, VMRO-DPMNE shpalli doktrinën e re dhe rifreskimin e kuadrove.

Mickoski në fjalën e tij paralajmëroi koncept të ri të veprimit dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të përcaktuar partiakë dhe të papërcaktuar që t'i bashkohen atij, për të rrëzuar përfundimisht pushtetin aktual.

Ai u tha delegatëve se katër vjet më parë, kur u zgjodh për herë të parë kryetar, besonte se ata do të reformonin dhe do ta kthenin partinë në rrugën e duhur.

"Me këtë gjeneratë të re, për të ardhmen e re që do të krijojmë të gjithë së bashku.Tull më tullë, gur më gur, do të ndërtojmë një të ardhme të re. Është detyra jonë të sigurojmë që njerëzit të kenë zgjedhje për t'u bashkuar rreth asaj që do të jetë qëllimi ynë i përbashkët. Njoftoj si parti, se po hyjmë në atë që unë e quaj epokën e dytë. Në epokën e dytë, duhet të bëjmë një mobilizim social të çdo force intelektuale dhe individi në vend, të arrijmë çdo individ të lirë dhe të japim dorën në drejtim të ringjalljes së shtetit. Rinovim dhe ndryshime në parti dhe në vend që do të sjellin një të ardhme të re" - tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

VMRO DPMNE pas këtij kongresi është akoma me më shumë entuziazëm dhe energji për kohët që vijnë, suksesi ynë në zgjedhjet lokale tregon se në vend po vijnë ndryshime.

Populli ka pritje dhe shpresë nga ne dhe duhet të sjellim ndryshime, të përgatitemi,na pret shumë punë, tha Mickovski në fjalimin e tij pas zgjedhjes për kryetar të VMRO – DPMNE –së. (Sedat Selimi, TVM2)