Zgjedhjet e brendshme, Dimitar Kovaçevski kryetar i ri i LSDM-së

12.12.2021 22:01

Dimitar Kovaçevski është kryetar i LSDM-së...

Dimitar Kovaçevski është kryetar i LSDM-së. Kovaçevski pati një epërsi bindëse ndaj kundërshtarëve Frosina Remenski dhe Jovan Despotovski. Ai mori gjithsej 37649 vota, duke u ndjekur nga Jovan Despotovski me 3319 vota dhe Frosina Remenski me 2836vota.

I  sapozgjedhuri i LSDM-së, Kovaçevski, falenderoi të gjithë anëtarët që votuan për kandidaturën e tij.

“Shokë, shoqe, të nderuar social demokrat sot është një ditë e madhe për demokracinë., sot është një ditë e madhe për demoakracinë brendapartiake të LSDM-së. Dua tju flanderoj të gjithvë që votuar për lider të ri të partisë, dua të falenderoj gjithsecilin anëtarë të partisë që votoi për mua. I uroj sinqerisht kundërkandidatët e mi për pjesmarrje në këtë garë fer. Me programe t etyre pasuruan demoakrcinë në LSDM dhe dhanë propozime të përkryera të cilat do të jenë pjesë e reformave në parti” – tha Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Të drejtën e votës në zgjedhjet e sotme të parakohshme brendapartiake në LSDM e kanë shfrytëzuar 43.469 anëtarë.

Dimitar Kovaçevski do të zavendëson kreun e deritanishëm të partisë Zoran Zaev, i cili dha dorëheqeja pas humbjeve në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor. Kovaçevski do të jetë edhe mandatar i ri për fomrimin e Qeverisë së re. (Zekirja Mexhiti, TVM2)