Maqedoni

Parashikimi i motit

13.12.2021 09:06

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe të ftohtë...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe të ftohtë. Pjesa jugperëndimore e vendit do të ketë periudha të diellit ndërkohë që në pjesën lindore do të bie borë edhe në viset më të ulëta. Nga DPHM gjithashtu informojnë se do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1°C deri në 5°C, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 2°C deri në 9°C.
 
Në Shkup kryesisht vranësira dhe e ftohtë me erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 4°C.
 
Nga nesër në pjesën perëndimore të vendit pritet të ketë reshje të borës dhe do të ketë ulje të temperaturave.