Botë
Sulm në Texas, një i vrarë dhe 13 të plagosur
13.12.2021 10:33
Një person është vrarë dhe së paku 13 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi afër qytetit...

Një person është vrarë dhe së paku 13 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi afër qytetit, Hjuston në shtetin amerikan Teksas, më 12 dhjetor.
Sherifi i qarkut Heris, Ed Gonzales tha se sulmi ka ndodhur rreth orës 6 në mbrëmje (sipas kohës lokale), kur rreth 50 persona u mblodhën afër një tregu për të kremtuar një festë lokale. Njëri prej të lënduarve u desh të dërgohej me helikopter në spital, shtoi tutje Gonzales derisa në mesin e të plagosurve është edhe një fëmijë. Sipas sherifit të qarkut, është ende herët të dihet nëse sulmi është i ndërlidhur me bandat kriminale apo çfarë motivi kishin sulmuesit.
